3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Dita Ndërkombëtare e të Drejtës për Informim

28 shtatori është Dita Ndërkombëtare e të Drejtës për Informim  dhe kësaj inciative promovuese për herë të parë këtë vit i bashkohet edhe Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Me këtë rast, u zhvilluan disa aktivitete ndërgjegjësuese.

Kjo ditë përkon me 2-vjetorin e miratimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”. Zbatimi i tij është sfidë për të gjitha Autoritetet Publike për të kultivuar kulturën e transparencës ndaj opinionit publik.

Dita Ndërkombëtare e të Drejtës për Informim u vendos si e tillë në përfundim të Konferencës “Për lirinë e informimit”, e zhvilluar në Sofje të Bullgarisë, në 26-28 shtator 2002, me pjesëmarrjen edhe të Shqipërisë. Vende të ndryshme të botës, Autoritete homologe dhe Organizata jo Fitimprurëse e kremtojnë atë duke organizuar aktivitete dhe nisma që promovojnë këtë të drejtë, si dhe nxisin përmirësimin e kuadrit rregullator për zbatimin e saj.