Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, zhvilloi një takim pune me z. Bagrat Tunyan, përfaqësuesin për Shqipërinë i SIGMA/OECD (Support for Improvement in Governance and Management – Mbështetje për Përmirësimin e Qeverisjes dhe Menaxhimin / Organisation for Economic Co-operation and Development – Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin). Në fokus të bisedës ishte asistenca teknike që ky organizëm i ka ofruar Autoritetit në fushën e të drejtës për informim.
Palët ndanë të njëjtin qëndrim, duke e cilësuar bashkëpunimin e deritanishëm si mjaft produktiv. SIGMA po zbaton me Zyrën e Komisonerit një projekt në drejtim të forcimit të kapaciteteve administrative dhe për zbatimin e praktikave e standardet nga më të avancuarat në këtë fushë. Në takim u diskutuan dhe u vlerësuan, gjithashtu, edhe mundësitë për zhvillimin e projekteve të tjera të përbashkëta.