Dita Ndërkombëtare e të Drejtës për Informim

28 Shtatori është Dita e të Drejtës për Informim, e njohur ndërkombëtarisht si Dita e Aksesit Universal në Informacion – International Day of Universal Access to Information (IDUAI). Promovimi dhe nxitja e kulturës së transparencës dhe llogaridhënies së autoriteteve publike është një nga elemetet kyç të mirëqeverisjes dhe funksionimit të demokracisë.

Prej vitit 2019 kjo datë është njohur zyrtarisht nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ndërsa UNESCO e kremton atë prej vitit 2015.

Me këtë rast, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit (International Conference of Information Commissioners – ICIC), pjesë e të cilit prej vitit 2021 është edhe Komisioneri shqiptar, kanë përgatitur një video-mesazh ndërgjegjësues, të cilin e gjeni në këtë lidhje.

Dita Ndërkombëtare e të Drejtës për Informim u vendos si e tillë në përfundim të Konferencës “Për lirinë e informimit”, e zhvilluar në Sofje të Bullgarisë, në 26-28 shtator 2002, me pjesëmarrjen edhe të Shqipërisë.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë