3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Balanca mes dy të drejtave në veprimtarinë e Autoriteteve Publike të sektorit shëndetësor

Transparencë ndaj publikut duke garantuar respektimin e privatësisë dhe mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve. Ishte kjo tematika e trajnimit të zhvilluar nga Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale me koordinatorët për të drejtën e informimit dhe personat e kontaktit për mbrojtjen e të dhënave personale të Autoriteteve Publike që ushtrojnë veprimtarinë në sektorin shëndetësor.

Në aktivitet u trajtuan çështje të zbatimit të kuadrit ligjor në këto fusha në vlerësim të balancuar mes dy të drejtave, si dhe për problematikat e hasura në raport me përballimin e situatës së pandemisë Covid-19. Vëmendje iu kushtua plotësimit dhe përditësimit të rubrikave të Programit të Transparencës për forcimin e transparencës proaktive, duke rritur cilësinë e informacionit për publikun. Gjithashtu, u trajtua ligjshmëria e përpunimit të të dhënave personale shëndetësore, të cilat kategorizohen si sensitive dhe për to garantohen një nivel më i lartë mbrojtjeje. Ndërsa, nëpërmjet rasteve nga praktika, u diskutua edhe për trajtimin e kërkesave të subjekteve të të dhënave (individët), si dhe për rolin e funksionet e personit të kontaktit për mbrojtjen e të dhënave personale në këtë proces.