Në 28 Shtator – Dita Ndërkombëtare e të Drejtës për Informim, Zyra e Komisonerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, zhvilloi video-projeksion në sheshin “Nënë Tereza”.
Aktiviteti u mbajt në kuadër të iniciativave ndërgjegjësuese për qytetarët për ushtrimin aktiv të të drejtës për t’u njohur me informacionin me karakter publik, nëpërmjet zbatimit të ligjit “Për të drejtën e informimit”. Transparenca dhe llogaridhënia e Autoriteteve Publike është garanci për mirëqeverisjen dhe funksionimin e një shoqërie të zhvilluar demokratike.
Dita Ndërkombëtare e të Drejtës për Informim u vendos në përfundim të Konferencës “Për lirinë e informimit”, e zhvilluar në Sofje të Bullgarisë, në 26-28 shtator 2002, me pjesëmarrjen edhe të Shqipërisë.