Search

Delegacioni i BE përshëndet miratimin e ligjit të ri “Për mbrojtjen e të dhënave personale”

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka përshëndetur me një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale miratimin e ligjit të ri “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Selia diplomatike evropiane e konsideron këtë një arritje të rëndësishme në rrugëtimin e vendit drejt BE.

mesazh thuhet:

Mirëpresim miratimin nga Kuvendi shqiptar i ligjit të rishikuar për mbrojtjen e të dhënave personale, pas bashkëpunimit intensiv dhe të frytshëm gjatë viteve të fundit ndërmjet ekspertëve të BE dhe atyre të Ministrisë së Drejtësisë e Zyrës së Komisionerit.

Mbrojtja e fortë e të dhënave, rregullat dhe standardet janë një pjesë thelbësore e një sistemi demokratik dhe janë instrumente për ruajtjen e vlerave themelore dhe të drejtave individuale. Kjo është një arritje e madhe për Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE.

Zbatimi efektiv i rregullave të mbrojtjes së të dhënave do të kërkojë një nivel të lartë ndërgjegjësimi të qytetarëve, sektorit privat dhe fuqizimin e kapaciteteve në administratën publike. Një Komisioner i pavarur dhe me burime të mjaftueshme për mbrojtjen e të dhënave do të vazhdojë të luajë një rol vendimtar.