Zyra e Komisionerit në ceremoninë e 10-vjetorit të Shkollës së Integrimit Europian

Më datë 16 nëntor u zhvillua ceremonia e 10-vjetorit të themelimit të Shkollës së Integrimit Europian, një nismë e rëndësishme që ka kontribuar në forcimin e kapaciteteve profesionale të administratës publike dhe mbështetjen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale e përfaqësoi Sekretarja e Përgjithshme, znj. Blerta Nerguti, një ndër ndjekëset e mëparshme të kësaj shkolle. Në fjalën e saj të përshëndetjes, znj. Nerguti vlerësoi rolin e Shkollës së Integrimit Europian si një platformë të konsoliduar formimi, e cila ka ndihmuar institucionet shqiptare, përfshirë Zyrën e Komisionerit, gjatë fazës së screening-ut dhe negociatave për Kapitullin 23.

Ajo theksoi se kjo shkollë ka krijuar një komunitet të qëndrueshëm profesionistësh të angazhuar për transparencë, qeverisje të mirë dhe përmbushje të standardeve europiane. Znj. Nerguti shprehu mirënjohjen për institucionet dhe partnerët që kanë mbështetur zhvillimin e kësaj nisme përgjatë një dekade, duke përfshirë Kuvendin e Shqipërisë, Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, Delegacionin e BE-së dhe Fondacionin Shoqëria e Hapur.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë