Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, së bashku me përfaqësues të tjerë të institucionit, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Suedisë në Shqipëri, z. Niklas Ström dhe përfaqësues të Ambasadës Suedeze.
Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e së drejtës për informim dhe rritjes së transparencës në administratën publike. Në fokus të bisedës ishin shkëmbimi i praktikave më të mira ndërkombëtare, rritja e kapaciteteve institucionale dhe mbështetja për zhvillimin e mekanizmave më efikasë të transparencës proaktive.

Gjithashtu, palët ndanë ide për nisma dhe projekte konkrete që synojnë përmirësimin e standardeve të transparencës, digjitalizimin e proceseve administrative dhe forcimin e menaxhimit të informacionit publik.
Në përfundim, u theksua rëndësia e vijimit të bashkëpunimit dhe konkretizimit të ideve të diskutuara përmes projekteve të përbashkëta, në mbështetje të transparencës, llogaridhënies dhe qeverisjes së mirë