Në kuadër të procesit të integrimit evropian, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka një rol aktiv duke qënë pjesë, ndër të tjera, edhe e Reformës në Administratën Publike.
Për rritjen e kapaciteteve profesionale dhe administrative, Bashkimi Evropian do të mbështesë projektin “Qelizat e Reja” (Young Cells), i cili parashikon zhvillimin e trajnimeve dhe praktikave në institucione të vendeve anëtare të Unionit. Zyra e Komisionerit është një prej autoriteteve të përfshira në këtë iniciativë dhe për këtë qëllim, u zhvillua një takim me ekspertet e projektit znj. Anne Azam-Pradeilles dhe znj. Maylis De Verneuil. Zbatimi i tij bazohet në përzgjedhjen mbi bazë merite dhe përgatitjen e një numri nëpunësish të administratës publike shqiptare, duke patur në konsideratë edhe prioritetet në funksion të procesit të negociatave me BE.