|

Seanca dëgjimore me subjekte të sektorit Call Center

Në zbatim të Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi, pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, janë zhvilluar seanca dëgjimore me subjekte kontrolluese që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në sektorin Call Center në qytetet e Shkodrës, Durrësit, Beratit, Fierit dhe Vlorës.

Ky proces, si një detyrim ligjor, zhvillohet pasi Zyra e Komisionerit gjatë periudhës maj-qershor ka vijuar intensivisht të ushtrojë kontrolle administrative në këtë sektor, për të verifikuar zbatimin e kuadrit ligjor në grumbullimin, përpunimin dhe përhapjen në mënyrë sa më të sigurt të të dhënave personale. Të gjithë kontrolluesit që morën pjesë në seancat dëgjimore paraqitën pretendimet e tyre në lidhje me konstatimet e bëra gjatë kontrolleve administrative të ushtruara në terren.

Zyra e Komisionerit gjen rastin të sensibilizojë kontrolluesit që të njihen dhe të përmbushin detyrimet e tyre në përputhje me Ligjin. Procesi, është gjithashtu, edhe zbatim i marrëveshjes së bashkëpunimit me Autoritetin homolog të Republikës së Italisë.

Zyra e Komisionerit mori vendim ndaj 12 prej këtyre subjekteve me vendosje të sanksionit administrativ-gjobë.