3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

E DREJTA E INFORMIMIT MBULON ÇDO TË DHËNË TË REGJISTRUAR

Ju mund të kërkoni çdo lloj informacioni të regjistruar nga një autoritet publik shqiptar sado i vjetër të jetë informacioni. Kjo përfshin çdo lloj informacioni të regjistruar në:

  • letër
  • skedarë kompjuteri
  • email
  • video

Shembuj të informacionit që ju mund të kërkoni:

  • Numri i ankesave në lidhje me një çështje të caktuar.
  • Informacion që tregon nëse politikat e autoritetit publik janë efektive.
  • Informacion që do të zbulonte nëse një kontratë e nënshkruar nga një autoritet publik ka dhënë rezultatet e pretenduara.

E drejta e informimit nuk ka të bëjë me mendimet apo opinionet e dikujt, nëse ky mendim apo opinion nuk është regjistruar. Nëse ju nuk jeni të sigurt nëse informacioni që ju dëshironi është regjistruar, autoriteti ka për detyrë t’ju jap këshilla dhe ndihmë, kështu që ju mund të pyesni ata para se të bëni kërkesën tuaj.

Ju mund të mos keni nevojë të bëni një kërkesë të veçantë për informacionin që ju dëshironi. Ai mund të jetë i botuar në “programin e transparencës” të autoritetit.