Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Panairin e 17-të të Librit “Tirana 2014”

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në datat 12-16 nëntor, mori pjesë në Panairin e 17-të Librit “Tirana 2014”. Pjesëmarrja në këtë aktivitet ishte një risi e Zyrës së Komisionerit nëpërmjet të cilës dëshiron të ndërgjegjësojë të gjithë qytetarët shqiptarë mbi dy të drejtat kushtetuese: të drejtën për informim dhe atë për mbrojtjen e të dhënave personale.

Të shumtë ishin qytetarët që u afruan në stendën e Zyrës së Komisionerit, ku u njohën jo vetëm me materialet informuese të hartuara nga Autoriteti; si broshura apo fletëpalosje, por morën edhe një kontakt të drejtpërdrejtë me stafin e institucionit, duke ndarë me ta shqetësimet që i përkasin mbrojtjes së jetës private. Kjo iniciativë e Zyrës së Komisionerit gjeti përkrahje të gjerë tek vizitorët e Panairit, të cilët në mënyrë unanime pohuan nevojën për ndërgjegjësim, kryesisht në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.

Kështu, në mini-sondazhin e realizuar nga specialistët e Zyrës së Komisionerit për sa i përket nivelit të njohjes së Autoritetit, 40% e tyre u përgjigjen pozitivisht, 10% nuk e kishte shumë të qartë funksionin e tij, ndërsa 50% e vizitorëve nuk e njihnin më parë institucionit. Nga ana tjetër, të gjithë të anketuarit vlerësuan pjesëmarrjen e Zyrës së Komisionerit në Panairin e Librit dhe dëshirojnë të njihen dhe në ardhmen me materialet që Autoriteti publikon.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë