Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvilloi seancë dëgjimore mbi të drejtën për informim

Sot, me datë 19 Janar 2015  Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvilloi një seancë dëgjimore me Autoritetet Publike të Prokurorisë së Përgjithshme, Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë ne lidhje me ankesën e depozituar nga Qendra “Res Publica” mbi “Refuzimin e dhënies se informacionit në lidhje me numrin e personave të vendosur nën përgjim për periudhën 01.01.2014 – 31.10.2014”. Qendra “Res Publica” i është drejtuar më parë këtyre institucioneve për të marrë një përgjigje mbi numrin e këtyre përgjimeve. Autoritetet publike kanë refuzuar të japin informacionin e kërkuar duke argumentuar se klasifikohet sekret shtetëror.

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale pasi është njohur me ankesën, ka çmuar të ftojë në seancë dëgjimore përfaqësuesit e Institucioneve Shtetërore si dhe ankuesit për të dëgjuar mbi pretendimet e palëve përpara se të dalë me një vendimin përfundimtar.

Gjithashtu, ditën e sotme Zyra e Komisionerit ka zhvilluar seanca dëgjimore me kontrolluesit “Agjencia Shqiptare e Punësimit”, “Idra Research & Consulting” dhe “Lotto Sport” për të cilët prezumohet se janë konstatuar shkelje të ligjit nr. 9887 datë 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë