3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Shqipëri-Maqedoni, standarde të larta për mbrojtjen e të dhënave

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, priti në një takim të veçantë Zv/drejtorin e Drejtorisë së Mbrojtjes së të Dhënave Personale të Republikës së Maqedonisë, z. Sead Sadikoski.

Z. Dervishi bëri një panoramë të aktiviteteve kryesore të Zyrës së Komisionerit gjatë muajve të fundit për zbatimin e kuadrit ligjor dhe ndërgjegjësimin e kontrolluesve në fushën e mbrojtjes së të dhënave.

Zyrtarët e lartë vlerësuan mjaft pozitivisht nivelin aktual të marrëdhënieve mes dy Autoriteteve tona, por edhe në kuadrin rajonal e më gjerë, si dhe shprehën vullnetin për thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi në të ardhmen. Vizita e z.Sadikovski u zhvillua në kuadër të mbledhjes së informacionit për zbatimin e një projekti nga autoriteti maqedonas për harmonizimin e legjislacionit me atë evropian. Në këtë kontekst, zyrtarët e lartë diskutuan gjerësisht për mundësitë e hartimit dhe përfitimit të projekteve të përbashkëta nga Bashkimi Evropian, për zbatimin e standardeve dhe praktikave më të larta në fushën e mbrojtes së të dhënave në vendet respektive.