|

Takim i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale me Koalicionin e Vëzhguesve Vendor

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale priti në një takim pune Koalicionin e Vëzhguesve Vendor me të cilët zhvilloi një bisedë rreth veprimtarisë së Koalicionit në prag të zgjedhjeve lokale të vitit 2015 dhe përputhjes së veprimtarisë në kuadër të mbrojtjes dhe garantimit të të dhënave personale. Biseda midis Komisionerit Z. Besnik Dervishi dhe përfaqësuesve të Koalicionit u fokusua më pas edhe në miratimin e Ligjit për të Drejtën e Informimit dhe në risitë që sjell ky ligj në kuadër të informimit publik.