|

“E drejta për informim – eksperienca rajonale dhe standardet ndërkombëtare”

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale mori pjesë në Konferencën me temë “E drejta për informim – eksperienca rajonale dhe standardet ndërkombëtare”. Ky aktivitet u organizua nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të Drejtën për Informim e Malit të Zi në bashkëpunim me Zyrën rajonale të OSBE në këtë vend dhe u zhvilluan në datën 20 nëntor në Podgoricë.

Zyra e Komisionerit në këtë konferencë kontribuoi me një prezantim mbi aktivitetin e saj. Të pranishmit u njohën shkurtimisht me bazën ligjore dhe fushat e funksionimit të Autoritetit dhe veçanërisht, me zbatimin e ligjit Nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, që prej më shumë se një viti. Një vëmendje e posaçme i kushtohet identifikimit dhe adoptimit të praktikave më të mira ndërkombëtare në trajtimin që u bëhet ankesave të qytetarëve, si dhe është e fokusuar në bashkëpunimin dhe koordinimin rajonal në këtë fushë.