3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Takim me ekspertë të EUROJUST

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvilloi një takimi me përfaqësuesit e EUROJUST (Agjencia e BE për bashkëpunimin në fushën e drejtësisë), znj. Malci Gabrijelcic dhe z. Xavier Tracol.

Diskutimet në këtë takim u fokusuan kryesisht në ndërmarrjen e disa hapave për përmirësimin e kuadrit ligjor për fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, përputhshmërinë e tyre me akte të tjera kombëtare, apo edhe me akte të brendshme të agjencive ligjzbatuese shqiptare. Një nga çështjet e diskutuara ishte edhe procesi i anonimizimit të të dhënave personale para publikimit të vendimeve gjyqësore. Takimi është pjesë e procesit përgatitor për hartimin e një Marrëveshje Bashkëpunimit me EUROJUST.

Në këtë takim, Zyra e Komisionerit rikonfirmoi vullnetin e saj për të vijuar bashkëpunimin e drejtpërdrejtë edhe në të ardhmen me këtë agjenci evropiane. Ndërsa, shprehu, veçanërisht, gatishmërinë për të kontribuuar, sëbashku me Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë e Përgjithshme, në përmbylljen me sukses të procesit të negociatave për Marrëveshjen e Bashkëpunimit.