3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Agjencia për Informim dhe Privatësi e Kosovës anëtare në Bordin Evropian të Mbrojtjes së të Dhënave

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) e Republikës së Kosovës është anëtarësuar me statusin e vëzhguesit në Bordin Evropian të Mbrojtjes së të Dhënave.

Ky është forumi kryesor ku autoritetet homologe të vendeve anëtare të BE dhe jo vetëm, mes të cilave edhe Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, diskutojnë mbi zbatimin e legjislacionit evropian të mbrojtjes së të dhënave personale (GDPR).

Për AIP ky është një tjetër hap i rëndësishëm në procesin për t’u bërë pjesë e organizatave ndërkombëtare të fushave të përgjegjësisë, me qëllim përfitimin e eksperiencave më të përparuara në zbatimin e standardeve sa më të larta për garantimin e të drejtave të qytetarëve.

Letra e kreut të EDPB (anglisht)