3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Zyra e Komisionerit merr statusin e vëzhguesit në GP29

Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale i akordohet statusi i vëzhguesit në Grupin e Punës së Nenit 29 të Bashkimit Evropian.

Marrja e statusit të vëzhguesit nga Zyra e Komisionerit është një hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian të vendit tonë dhe konfirmon respektimin e standardeve të legjislacionin shqiptar, të hartuar në përputhje me atë BE.

Njoftimi për akordimin e statusit të vëzhguesit, pas aplikimit për anëtarësim, u bë nga Sekretariati i Grupit të Punës së Nenit 29, në Njësisë për Mbrojtjen e të Dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Drejtësisë dhe Konsumatorëve të Komisionit Evropian.

Grupi i Punës së Nenit 29  është një organizëm i posaçëm evropian, i ngritur në përputhje me nenin 29 të Direktivës 95/46/EC, për të mbikqyrur zbatimin e saj në vendet anëtare të BE. Ai është organizmi i Autoriteteve për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të vendeve anëtare të BE, si dhe në të ka përfaqësues nga Komisionit Evropian dhe nga Mbikëqyrësi Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave – EDPS. Grupi është një organ këshillimor dhe i pavarur. Po ashtu, GP29 i është dhënë e drejta për të propozuar çdo amendim legjislativ dhe hartimin e reformës në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale në vendet anëtare të BE.