Java e Mbrojtjes së të Dhënave Personale

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në kuadër të iniciativës ndërgjegjësuese “Java e mbrojtjes së të dhënave personale”, ka organizuar në bashkëpunim me drejtorinë e gjimnazit “Ismail Qemali” të Tiranës një seri takimesh dhe trajnimesh me nxënësit dhe prindërit e tyre dhe me trupën pedagogjike të kësaj shkolle.

Stafi i Zyrës së Komisionerit ka shpjeguar në këto takime mënyrën e funksionimit të autoritetetit në aspektin ligjor; procesin e trajtimit të ankesave në rastin e shkeljes së privatësisë dhe keqpërdorimit të të dhënave personale, duke u fokusuar veçanërisht në përdorimin e sigurtë të internetit dhe rrjeteve sociale, sidomos, nga brezi i ri. Po ashtu, u trajtuan edhe tema, raste e problematika që kanë të bëjnë me shtyllën tjetër mbi të cilën funksionon Zyra e Komisionerit, atë të të drejtës për informim, si një e drejtë kushtetuese e qytetarit për të rritur transparencën e Autoriteteve Publike.

Kjo iniciativë e Zyrës së Komisionerit, si detyrë funksionale e tij në procesin e ndërgjegjësimit,  nuk do të mbetet e izoluar. Në bazë të një kalendari të përcaktuar përgjatë gjithë vitit 2016, ky aktivitete do të shtrihet edhe në gjimnazet e tjera të kryeqytetit, si edhe në shkollat e mesme të disa qyteteve të ndryshme të vendit.

 

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë