Seanca dëgjimore me kompanitë e sektorit të telefonisë së lëvizshme

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në përmbushje të detyrimeve të ligjit nr. 9887, datë 10/03/2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, zhvilloi së fundi seanca dëgjimore me 4 operatorët e telefonisë së lëvizshme që operojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, Albtelecom/Eagle Mobile, Telekom Albania, Vodafone Albania dhe Plus Communication.

Më herët, në periudhën dhjetor 2015-janar 2016 Zyra e Komisionerit ushtroi hetime administrative në këto kompani. Objekt i këtyre kontrolleve ishte “monitorimi i shkatërrimit të të dhënave personale, pas përfundimit të qëllimit për të cilin ato janë mbledhur nga ana e operatorëve të telefonisë së lëvizshme”, në përputhje me detyrimet e ligjit nr. 9887, datë 10/03/2008 “Për të dhënat personale”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të miratuara nga Komisioneri për këtë fushë. Këto kompani, për natyrën e funksionimit të tyre cilësohen si kontrollues të mëdhenj dhe me ndjeshmëri të lartë për publikun, pasi grumbullojnë, përpunojnë, ruajnë dhe shkatërrojnë një sasi shumë të madhe të dhënash personale të qytetarëve. Gjithashtu, në kuadër edhe të bashkëpunimit të konsoliduar me Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare, ky detyrim i kompanive është sanksionuar edhe në ligjin nr. 9918, datë 19/05/2008 “Për komunikimet elektronike”, i ndryshuar.

Zyra e Komisionerit në përfundim të kësaj procedure do të dalë me akt përfundimtar për unifikimin e praktikës në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale të shtetasve.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë