3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Takim me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi zhvilloi një takim pune me znj. Dewi van der Weerd, ambasador i Mbretërisë së Holandës në Shqipëri.

Thellimi i bashkëpunimit në kuadrin institucional në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale ishte tema kryesore e bisedës. Komisioneri propozoi shkëmbimin e eksperiencës dhe praktikave më të mira mes autoriteteve homologe në këtë drejtim, nëpërmjet programeve të posaçme të trajnimit që ofron pala holandeze. Po ashtu, z. Dervishi falenderoi znj. van der Weerd për mbështetjen e saj të vazhdueshme për Zyrën e Komisionerit.