Takimet ndërgjegjësuese “Privatësia dhe siguria e të dhënave gjatë përdorimit të rrjeteve sociale nga të rinjtë” në Elbasan

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese “Privatësia dhe siguria e të dhënave gjatë përdorimit të rrjeteve sociale nga të rinjtë”, në bashkëpunim me autoritetet arsimore rajonale, zhvilloi takime në shkollat e mesme të përgjithshme “Dhaskal Todri” dhe “Konstandin Kristoforidhi” të qytetit të Elbasanit. Më herët, të tilla aktivitete janë zhvilluar në Tiranë dhe në Vlorë.

Në këto takime, nxënësit dhe mësuesit u njohën me aspekte të ndryshme të përdorimit të sigurt të internetit dhe rrjeteve të ndryshme sociale, u përmendën raste konkrete të shkeljes së privatësisë dhe keqpërdorimit të të dhënave personale nga vetë të rinjtë, ndërsa u fol edhe për mjetet e mënyrat për ta shmangur këtë dukuri. Ashtu si edhe në kryeqytet dhe në Vlorë, nxënësit u treguan mjaft aktivë në plotësimin edhe të pyetësorit të përgatitur për identifikimin e shkallës dhe problematikave të përdorimit të rrjeteve të sociale nga kjo grupmoshë.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie me qëllim përmirësimin e përvojës së përdoruesit.
Cookie-t ruhen në shfletuesin tuaj dhe mundësojnë funksione të ndryshme, përfshirë njohjen e vizitave të përsëritura në faqe, si dhe analizimin e mënyrës së përdorimit, në mënyrë që të kuptojmë cilat seksione ju duken më relevante, interesante dhe të dobishme.

Politikat e privatësisë