3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Prezantohet raporti i monitorimit për “Vlerësimin e afateve në shqyrtimin gjyqësor administrativ dhe dorëzimin e vendimeve 2015

Qendra për Çështje të Informimit Publik – INFOÇIP, prezantoi raportin e monitorimit për “Vlerësimin e afateve në shqyrtimin gjyqësor administrativ dhe dorëzimin e vendimeve 2015”.

Në këtë aktivitet ishte i ftuar dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi. Në fjalën përshëndetëse, ai e cilësoi si të rëndësishëm procesin e informimit nga institucionet e sistemit të drejtësisë, të cilat në kuptim të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” janë Autoritete Publike. Z. Dervishi tha, gjithashtu, se bashkëpunimi i të gjithë aktorëve do të ndikojë në kultivimin e një kulture të re, si për ushtrimin e kësaj të drejte kushteuese, ashtu edhe për të rritur transparencën e gjyqësorit.

Z. Dervishi solli në vëmëndje të të pranishmëve edhe problematikën e konstatuar gjatë monitorimit të zbatimit të ligjit nr. 119/2014 nga Zyra e Komisionerit gjatë periudhës gati 20-mujore pas hyrjes së tij në fuqi. Sipas z. Dervishi, edhe pse situata ka një përmirësim në raport me të kaluarën e afërt, përsëri, ka mosnjohje të detyrimeve ligjore nga Autoritetet Publike. Nga ana tjetër, është konstatuar jo pak herë neglizhencë në përmbushjen e këtyre detyrimeve. Ndërsa, për arsye të njohura ka mungesë në logjistikën e nevojshme për zbatimin e ligjit; ashtu si edhe ka raste, të izoluara, të mungesës së vullnetit për transparencë.