Seminar mbi median dhe përputhshmërinë me parimet e mbrojtjes së të dhënave personale

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në datat 29 dhe 30 shtator, organizoi në bashkëpunim me Instrumentin e Asistencës Teknike për Shkëmbimin e Informacionit të Bashkimit Evropian (TAIEX), “Seminarin mbi Median dhe Përputhshmërinë me Parimet e Mbrojtjes së të Dhënave”. Në këtë aktivitet referuan disa ekspertëve të mirënjohur ndërkombëtarë në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe medias nga Britania, Gjermania, Sllovenia dhe Lituania; si dhe ekspertë vendas.

Pjesëmarrës në Seminar ishin përfaqësues të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë; institucioneve të ndryshme vendase e të huaja; organizatave të shoqërisë civile; gazetarë nga mediat audiovizive, të shkruara dhe portaleve online; si edhe zëdhënës të Autoriteteve Publike. Ky aktivitet synon të informojë aktorët e sektorit publik dhe atij privat mbi normat ligjore dhe standardet e Bashkimit Evropian, kombinuar me një vështrim të përgjithshëm të kuadrit ligjor dhe praktikave kombëtare, në lidhje me përpunimin e të dhënave personale nga mediat. Seminarin e përshëndetën z. Genc Pollo, Kryetar i Komisionit parlamentar të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik; z. Gentian Sala, Kryetar i Autoritetet të Mediave Audiovizive; si dhe z. Stephen Stork, përfaqësuesi i Zyrës së Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë.

Në dy ditë të Seminarit u trajtuan disa çështje me interes për mediat, të tilla si:

  • korniza ligjore për mbrojtjen e të dhënave në lidhje me gazetarinë në Shqipëri dhe në BE;
  • rëndësia e Kodit të Etikës në media, integriteti profesional dhe gazetaria investigative;
  • përparësitë dhe sfidat për ruajtjen e balancës mes gazetarisë së mirë dhe privatësisë së individit në komunitet;
  • balancimin e të drejtës për privatësi dhe shkatërrimit të informacionit me interes publik;
  • respektimin e të dhënave personale dhe privatësisë në Epokën Digjitale (duke përfshirë edhe median digjitale);
  • përdorimin e kamerave të fshehta për qëllime të gazetarisë investigative;
  • trajtimin e rasteve konkrete të shkeljes së privatësisë dhe në veçanti, mbrojtja e të dhënave personale e të miturve.

Fjala e plotë e z. Besnik Dervishi

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë