Konferenca rajonale në Dibër për të drejtën e informimit

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale organizoi në qytetin e Peshkopisë konferencën rajonale “E drejta për informim, autoritetet publike, koordinatori dhe programet e transparencës”. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të njësive të vetëqeverisjes vendore të qarkut të Dibrës dhe nga Prefektura; organet e drejtësisë; institucionet qendore në nivel vendor; shoqëria civile; media, etj. Konferencat rajonale janë zhvilluar në të gjithë territorin e vendit.

Z. Besnik Dervishi, në fjalën e tij vlerësoi risitë që ka sjellë ligji “Për të drejtën e informimit” në ndryshimin e mentalitetit dhe kulturës së administratës publike. “Çdo dokument, pikërisht se është zyrtar, duhet të jetë publik” – theksoi Komisioneri, i cili tha se “e konsideron të rëndësishëm angazhimin e institucioneve shtetërore dhe bashkëpunimin me to për adresimin e problematikave që ndeshen gjatë zbatimit të ligjit”. Nga ana tjetër, Zyra e Komisionerit vlerëson, se ka ardhur koha që programet e transparencës të përmirësohen për të reflektuar specifikat e Autoriteteve Publike. Njëkohësisht, duhet të forcohet roli i koordinatorit për të drejtën e informimit në përmbushjen e plotë të detyrimeve në procesin e trajtimit të kërkesave të qytetarëve.

Zyra e Komisionerit mbajti një prezantim për të pranishmit duke i njohur ata në mënyrë të detajuar me komponentët e këtij ligji, me funksionimin e Autoritetit tonë dhe me raste praktike. Prezantimi shërben si një udhërrëfyes në procesin e trajtimit të kërkesave të qytetarëve. U vlerësua me rëndësi hartimi, plotësimi me sa më shumë informacion dhe përditësimi i programit të transparencës nga Autoritetet Publike. Zyra e Komisionerit prezantoi edhe funksionet e portalit pyetshtetin.al si një platformë informuese për qytetarët.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë