SHQIPËRIA ORGANIZATORE E KONFERENCËS SË 41-TË BOTËRORE TË KOMISIONERËVE TË MBROJTJES SË TË DHËNAVE DHE PRIVATËSISË

Tirana është kryeqyteti më i ri që do të mikpresë Konferencën Botërore të Komisionerëve të Mbrojtjes së të Dhënave dhe Privatësisë në vitin 2019. Këtë mëngjes, Komiteti Ekzekutiv i Konferencës shpalli Shqipërinë si vendin fitues për të organizuar eventin më të rëndësishëm të ekspertëve të mbrojtjes së të dhënave personale, pas Hong Kongut në tetor të vitit 2017 dhe Belgjikës në vitin 2018. Konferenca Botërore e Komisionerëve të Mbrojtes së të Dhënave dhe Privatësisë “Tirana 2019” do të zhvillohet në datat 10-13 tetor.

Konferenca botërore organizohet për herë të parë në Ballkanin Perëndimor, duke iu besuar pikërisht Shqipërisë për kontributin e Zyrës së Komisionerit në arenën ndërkombëtare. Zhvillimi i saj në Tiranë është vlerësim edhe për përpjekjet e vendeve të rajonit tonë në ndërtimin e shoqërive demokratike dhe respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.

Konferenca Ndërkombëtare është forumi më i lartë dhe më i rëndësishëm në këtë fushë. Ajo është themeluar në vitin 1979 dhe aktualisht, numëron 114 Autoritete kombëtare dhe rajonale anëtare. Gjatë Konferencës diskutohen e promovohen praktikat dhe eksperiencat më të mira për të unifikuar standardet në trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me të dhënat personale dhe privatësinë.

Zyra e Komisionerit, gjithashtu, është organizatore edhe e Konferencës Evropiane të Autoriteteve të Mbrojtjes së të Dhënave, e cila do të mbahet në pranverën e vitit të ardhshëm.

Njoftimi zyrtar i Komitetit Ekzekutiv të Konferencës Botërore

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë