Njoftimi dhe konsultimi publik, vendimmarrja e Zyrës së Komisionerit

Reforma në Drejtësi ka qënë në qendër të vëmendjes së opinionit publik, duke qënë se transparenca, llogaridhënia dhe lufta kundër korrupsionit janë objektivat e saj madhore. Respektimi i balancës mes të drejtës për informim dhe mbrojtjes së të dhënave personale ka qënë udhërrëfyesi i Autoritetit në dhënien e opinioneve për Kuvendin e Shqipërisë dhe institucionin e Avokatit të Popullit për kandidatët dhe përzgjedhjen e anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Njëkohësisht, me rëndësi për opinionin publik është njohja e tij edhe me rekomandimet e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Transparenca në këtë proces është vlerësuar si një qasje e domosdoshme, me qëllim garantimin e një rezultati përfundimtar në përputhje me pritshmëritë e publikut për këtë Reformë. Nëpërmjet këtij standardi, Zyra e Komisionerit inkurajon vazhdimisht të gjitha institucionet e tjera të përfshira, që të publikojnë në faqet e tyre zyrtare në internet, si pjesë e programeve të transparencës, vlerësimet dhe opinionet e dhëna për kandidaturat e paraqitura. Informacioni është pushtet dhe në demokraci pushteti i përket qytetarëve.

Gjatë gjysmës së parë të vitit 2017, vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe trajtimit të ankesave të para në përputhje me ligjin “Për njoftimin dhe konsultimin publik”. Vendimmarrja në këtë fushë është me rëndësi të madhe për ndryshimin e mentalitetit të administratës publike, si një reformë po aq e nevojshme në modernizimin e shtetit dhe pjesë e luftës kundër korrupsionit.

Opinionet mund t’i konsultoni në adresën tonë zyrtare www.tiranaticked.online në menunë “Njoftimi dhe konsultimi publik/Dhënie mendimi për projekt aktet/2017”, vendimet mund t’i konsultoni në menunë “Njoftimi dhe konsultimi publik/Vendime/2017”.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë