Konferenca e 10-të e Komisionerëve për të Drejtën e Informimit

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale mori pjesë në Konferencën e 10-të Ndërkombëtare të Komisionerëve të të Drejtës për Informim zhvilluar në muajin shtator. Punimet e Konferencës trajtuan çështjet e transparencës dhe të drejtës për informim.

Konferenca e vitit 2017 u organizua bashkërisht nga Komisioneri i Informimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Komisioneri i Informimit të Skocisë.

Në këtë Konferencë, Zyra e Komisionerit dha një kontribut të veçantë në seksionin e mbyllur me titull “Sfidat e Autoriteteve të reja të të drejtës për informim”. Në fjalën e mbajtur, znj. Ardita Shehaj, Drejtor i Drejtorisë për të Drejtën e Informimit, diskutoi me të pranishmit mbi funksionimin e Zyrës së Komisionerit, rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për të ushtruar të drejtën për informim, pavarësinë institucionale dhe mbështetjen buxhetore. Në përfundim të Konferencës të 10- të Komisionerëve për të Drejtën e Informimit, u miratua Rezoluta “E drejta për akses në informacion dhe llogaridhënia për shërbimet publike”.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë