Ndikimi i Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të BE në sektorin privat në Shqipëri

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në bashkëpunim me kompaninë “Ernst&Young Albania” organizuan aktivitetin “Ndikimi i Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të BE në sektorin privat në Shqipëri”.

Takimi kishte qëllim informues dhe ndërgjegjësues për detyrimet dhe të drejtat shtesë që pritet të sjellë kjo Rregullore, jo vetëm për shtetet anëtare të BE, por në shkallë botërore. Gjithashtu, u diskutua për hapat që duhet të përmbushen nga biznesi shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale në përputhje me legjislacionin kombëtar në fuqi dhe me Rregulloren e Përgjithshme.

Stafi i Zyrës së Komisionerit informoi të pranishmit për masat që janë marrë dhe që priten të ndërmerren për përshtatjen e Rregullores në legjislacionin shqiptar. Veçanërisht, u prezantuan mekanizmat për mundësinë e certifikimit të kompanive në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale, si një nga risitë e Rregullores së Përgjithshme. Specialistët e “Ernst&Young Albania” paraqitën më tej praktikat më të mira evropiane për zgjidhjen e problematikave të hasura në këtë fushë, nga pikëpamja e rregullatorit dhe bizneseve, si dhe njohën të pranishmit me konceptet dhe kërkesat bazë të Rregullores.

Mes Zyrës së Komisionerit dhe kompanisë “Ernst&Young Albania” u nënshkrua dhe një marrëveshje bashkëpunimi. Nëpërmjet këtij dokumenti, palët angazhohen të asistojnë dhe shkëmbejnë eksperiencën në procesin e përmirësimit të legjislacionit shqiptar të mbrojtjes së të dhënave personale në përputhje me atë evropian.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë