Aksesi në informacionin publik, mekanizëm antikorrupsion për monitorimin e veprimtarisë së administratës publike

Transparenca dhe llogaridhënia janë ndër elementët kryesorë të luftës kundër korrupsionit në veprimtarinë e administratës publike. Në kuadër të “Projektit të Binjakëzimit Antikorrupsion Shqipëri-Bashkimi Evropian”, pjesë e të cilit është edhe Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, u organizuan tre trajnime, në datat 30 maj – 1 qershor.

Në trajnime morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit e institucioneve të varësisë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Autoritetit të Konkurrencës, si dhe Zyrës së Komisionerit. Në to ishin të ftuara për të mbajtur prezantime ekspertet znj. Martina Schloegel, nga Gjermania dhe znj. Lena Andersson, nga Suedia, si dhe znj. Ardita Shehaj, Drejtor i Drejtorisë për të Drejtën e Informimit. Pjesëmarrësit u njohën me praktikat më të mira evropiane dhe ato kombëtare në këtë fushë. Fokusi i trajnimeve ishte qasja në informacionin publik sipas veprimtarisë specifike të institucioneve të sipërpërmendura dhe njohja me mekanizmat mbikëqyrëse ligjore që mundësojnë respektimin e kësaj të drejte kushtetuese të qytetarëve shqiptarë.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë