“Pulla postare shqiptare” fituese e “Çmimit Global për Privatësinë dhe Mbrojtjen e të Dhënave 2018”

“Pulla postare shqiptare” fituese e “Çmimit Global për Privatësinë dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale 2018”. Zyra e Komisionerit u shpall e para nga konkurrentët në kategorinë “Edukimi dhe ndërgjegjësimi publik”, ku pjesëmarrëse ishin edhe 43 aplikime nga Autoritete homologe nga e gjithë bota.

“Pulla postare shqiptare” u prezantua më 28 Janar 2018, si një nga aktivitetet në kuadër të Ditës Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave Personale. Ky projekt ambicioz dhe i veçantë në llojin e tij u iniciua që në vitin 2016. Pasi mori vlerësimin e Komisionit Shtetëror, pulla u përfshi në tematikat për t’u emetuar gjatë vitit pasardhës dhe doli në qarkullim për herë të parë në 28 dhjetor 2017. Dizajni fitues në konkursin e realizuar nga Posta Shqiptare i përket piktorit Artion Baboçi. Pulla përfaqëson në tërësi konceptin e mbrojtjes së privatësisë dhe të dhënave personale, duke përdorur shumë elementë të raportit që ka sot individi me teknologjinë.

Ceremonia e ndarjes së “Çmimit Global” është një nga aktivitetet në kuadër të Konferencës së 40-të Ndërkombëtare të Komisionerëve të Mbrojtjes së të Dhënave dhe Privatësisë (ICDPPC) “Debati etik: dinjiteti dhe respekti në epokën e të jetuarit bazuar tek të dhënat – Debating Ethics: Dignity and respect in data driven life”, që po zhvillohen në Bruksel. Çmimi u akordohet fituesve nga 4 kategori specifike dhe një i pestë si zgjedhje e përgjithshme e anëtarësisë së Konferencës. Këtë viti çmimin për kategorinë “Zgjidhja e mosmarrëveshjeve dhe zbatimi i ligjit” u fitua nga Autoriteti Britanik (ICO); çmimet për kategoritë “Inovacioni” dhe “Përgjegjshmëria” u fituan nga Autoriteti Francez (CNIL), ndërsa “Çmimi i anëtarësisë” u fitua nga Autoriteti Belg (APD-GBA). 2018 është viti i dytë që akordohet “Çmimi Global”.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë