3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Forumi “Konkurrenca dhe biznesi”

“Konkurrenca dhe biznesi” ishte tema e Forumit të organizuar nga Autoriteti i Konkurrencës, nën drejtimin e znj. Juliana Latifi, kreu i këtij institucioni, në kuadër edhe të Ditës Ndërkombëtare të Konkurrencës.

Forumin e përshëndeti z. Gramoz Ruçi, Kryetar i Kuvendit.

Aktiviteti ishte i ndarë në dy pjesë, me tematika: “Roli i Enteve Rregullatore për një konkurrencë të lirë dhe efektive në treg dhe bashkëpunimi me Autoritetin e Konkurrencës” dhe “Konkurrenca dhe biznesi – një dualitet i nevojshëm, dhe problematikat e tij në raport me konkurrencën”.

Në pjesën e parë, i ftuar për të mbajtur një prezantim ishte Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, i cili foli për raportin e privatësisë së individit me zhvillimin e teknologjisë dhe reformën rregullatore në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale në BE. Gjithashtu, në këtë panel mbajtën prezantime dhe z. Ilir Zela, Kryetar i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe z. Petrit Ahmeti, Kryetar i Bordit Drejtues të Entit Rregullator të Energjisë.