Nëpunësi i mbrojtjes së të dhënave dhe kodet e sjelljes sipas GDPR

Me tematikën “Nëpunësi i mbrojtjes së të dhënave dhe kodet e sjelljes sipas Rregullore së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të BE (GDPR)”, u zhvillua një trajnim për stafin e Zyrës së Komisionerit. Në të morën pjesë dhe përfaqësues nga Banka e Shqipërisë, Prokuroria e Përgjithshme dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Trajnimi është pjesë e aktiviteteve të “Projektit të Binjakëzimit Antikorrupsion Shqipëri-BE”.

I ftuar si lektor ishte z. Stefan Niederer, nga Autoriteti Federal i Gjermanisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Lirinë e Informimit. Ai prezantoi për të pranishmit rolin dhe funksionet e nëpunësit të mbrojtjes së të dhënave (DPO), në referencë të neneve 37-39 të GDPR, pozicion ky që përfshihet në të gjithë procesin e grumbullimit/përpunimit dhe atë të mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve. Po ashtu, u trajtuan kodet e sjelljes sipas neneve 40-41 të Rregullores së Përgjithshme, të cilat nxisin standarde të larta në informimin, transparencën, përgjegjshmërinë dhe mbrojtjen e të dhënave nga “kontrolluesit dhe/ose përpunuesit”.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie me qëllim përmirësimin e përvojës së përdoruesit.
Cookie-t ruhen në shfletuesin tuaj dhe mundësojnë funksione të ndryshme, përfshirë njohjen e vizitave të përsëritura në faqe, si dhe analizimin e mënyrës së përdorimit, në mënyrë që të kuptojmë cilat seksione ju duken më relevante, interesante dhe të dobishme.

Politikat e privatësisë