Raporti i Konferencës së 41-të ICDPPC

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale publikon Raportin e Konferencës së 41-të Ndërkombëtare të Komisionerëve të Mbrojtjes së të Dhënave dhe Privatësisë – 41-st International Conference of Data Protection and Privacy Commissioners. Tematika e aktivitetit më të rëndësishëm të fushës, që u zhvillua në Tiranë më 21-24 tetor 2019, ishte “Konvergjenca dhe Ndërlidhja, Rritja e Standardeve Globale të Mbrojtjes së të Dhënave në Epokën Digjitale – Convergence and Connectivity, Raising Global Data Protection Standards in the Digital Age”.

Tashmë ICDPPC është emërtuar Asambleja Globale e Privatësisë (Global Privacy Assembly). Raporti është hartuar nga Zyra e Komisionerit në bashkëpunim me Sekretariatin e GPA dhe është miratuar nga Komiteti Ekzekutiv, organi më i lartë drejtues i organizatës.

Raportin e konsultoni të plotë në këtë lidhje.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë