3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Ndërgjegjësimi i nxënësve dhe mësuesve të shkollave 9-vjeçare për mbrojtjen e të dhënave personale

Promovimi dhe ndërgjegjësimi për ushtrimin e të drejtave në praktikë nga qytetarët është një nga drejtimet kryesore të veprimtarisë të Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Në kuadër të Fushatës Kombëtare “Edukimi digjital, luaj dhe mëso-Happy onlife” u zhvilluan, në periudhën maj-qershor 2021, takimet e planifikuara në shkolla 9-vjeçare të qyteteve të Divjakës, Lushnjës, Kuçovës, Dimalit/Ura Vajgurore, Beratit, Poliçanit, Patosit, Ballshit, Maliqit, Bilishtit, Korçës dhe Ersekës. Nëpërmjet kësaj loje, nxënësit dhe mësuesit pjesëmarrës në këtë projekt njihen me mundësitë, por edhe me rreziqet, e përdorimit të mjedisit digjital. Takimet synojnë aftësimin e grupmoshës së përzgjedhur, 12-15 vjeç, sidomos, për sjelljet që duhet të përshtatin gjatë përdorimit të rrjeteve sociale.

Zyra e Komisionerit parashikon përmbylljen e këtij aktiviteti ndërgjegjësues, i bashkërenduar dhe koordinuar me Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, në 3-mujorin e parë të vitit shkollor 2021-2022.