Webinar-i IX për njohjen e legjislacionit të ri të mbrojtjes së të dhënave me përfaqësues të profesioneve të lira

Në kuadër të zbatimit të Projektit të Binjakëzimit “Mbështetje institucionit për përafrimin e legjislacionit mbi mbrojtjen e të dhënave personale me acquis-in e BE”, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvilloi webinar-in e 9-të.

Trajnimi (dissemination event) kishte në vëmendje prezantimin e legjislacionit të ri për mbrojtjen e të dhënave personale të përafruar me GDPR dhe me Direktivën e Policisë, si dhe detyrimet që burojnë nga përmbushja e tij në raport me veprimtarinë që ushtrojnë avokatët, noterët dhe ndërmjetësit gjyqësor. Nëpërmjet krahasimit me shembuj nga zbatimi në praktikë në vendet e BE, aktiviteti kishte në fokus garantimin e plotë të të drejtave të qytetarëve në procesin e mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave personale kur ata marrin këto shërbime.

Trajnimi u zhvillua nga ekspertë të partnerit të zbatimit të Projektit të Binjakëzimit, CSI-Piemonte në Itali dhe të Zyrës së Komisionerit.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë