Forcimi i bashkëpunimit me autoritetin homolog të Kosovës

Me ftesë të Komisioneres së Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi zhvilloi një vizitë pune në Prishtinë.

Në këtë takim, i pari që pas marrjes së detyrës nga znj. Sogojeva-Dërmaku, u vlerësua niveli i lartë dhe i veçantë i marrëdhënies mes institucioneve, ndërsa u diskutua për mundësitë konkrete për forcimin e saj. Palët ranë dakord që të angazhohen në hartimin e një marrëveshje, si një instrument gjithëpërfshirës bashkëpunimi afatgjatë. Gjithashtu, u theksua se duhen shtuar kontaktet mes stafeve të autoriteteve, në mënyrë që të shkëmbehet eksperienca më e mirë për rritjen e standardeve të zbatimit si të legjislacionit të të drejtës për informim ashtu edhe atij për mbrojtjen e të dhënave personale. Komisionerët, ndanë të njëjtin qëndrim për shfrytëzimin e të gjitha mundësive për mbështetjen e autoritetit të Kosovës, në kuadër të pjesëmarrjes në organizatat rajonale e ndërkombëtare në të dy këto fusha.

Komisioneri Dervishi zhvilloi një takim edhe me Avokatin e Popullit, z. Naim Qelaj. Në të u diskutua për sfidat e njëjta në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëveprimit në promovimin e praktikave më të mira në këtë sferë. Në këtë takim u soll përvoja e suksesshme e marrëveshjes së bashkëpunimit mes institucioneve të të drejtave të njeriut në Shqipëri – Avokati i Popullit, Zyra e Komisionerit dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, si një model që mund të ndiqet edhe nga autoritetet që ushtrojnë këto funksione në Kosovë.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë