A i mbrojmë të dhënat personale? – Forum në Universitetin Europian të Tiranës

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, ishte i ftuar në Forumin me temë “A i mbrojmë të dhënat personale?”.

Ky takim u organizua nga Fakulteti i Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Universitetit Europian të Tiranës (UET), me pjesëmarrjen e studentëve dhe pedagogëve të këtij institucioni të arsimit të lartë. Forumi u mbajt në kuadër të aktiviteteve për 28 Janarin – Ditën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave Personale.

Komisioneri ofroi për të pranishmit këshilla praktike lidhur me sjelljen e tyre në funksion të mbrojtjes së të dhënave personale, si dhe prezantoi veprimtarinë e institucionit për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit në fuqi në garantimin e kësaj të drejte themelore të qytetarëve. Duke iu përgjigjur interesit të tyre, ai vlerësoi se kultura dhe ndërgjegjësimi për mbrojtjen e të dhënave personale në vendin tonë është përmirësuar ndjeshëm, por ka ende shumë për të bërë në këtë drejtim. Nga ana tjetër, Komisioneri theksoi se përgjegjshmëria, transparenca, etika dhe siguria janë disa prej kritereve më të rëndësishme për një proces të ligjshëm të përpunimit të të dhënave personale nga kontrolluesit/përpunuesit.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë