Konsultimi publik i Strategjisë Institucionale të Zyrës së Komisionerit

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale hedh për konsultim publik Strategjinë Institucionale 2022-2025. Ky dokument është hartuar pas vlerësimit të kuadrit ligjor ekzistues, kombinuar me atë të modernizuar që pritet të hyjnë në fuqi së shpejti për të dy fushat e përgjegjësisë së autoritetit. Njëkohësisht, janë përfshirë edhe rekomandimet e raporteve periodike të organizmave evropiane/ndërkombëtare që asistojnë dhe/ose mbështesin shtetin shqiptar në arritjen e standardeve bashkëkohore për garantimin e të drejtave të individit dhe në zhvillimin ekonomiko-shoqëror të vendit.

Strategjia Institucionale identifikon vizionin dhe misionin e Zyrës së Komisionerit, objektivat për secilën fushë, si dhe masat e aktivitetet konkrete që do të realizohen përgjatë kësaj periudhe. Ky dokument shoqërohet nga Plani i Veprimit, i cili është instrumenti i programimit e monitorimit të aktiviteteve për përmbushjen e çdo objektivi të parashikuar. Strategjia është hartuar me asistencën e ekspertëve të Projektit të Binjakëzimit “Mbështetje institucionit për përafrimin e legjislacionit mbi mbrojtjen e të dhënave personale me acquis-in e Bashkimit Evropian”.

Strategjinë Institucionale e konsultoni në lidhjen https://www.idp.al/projekt-akte-te-zyres-se-komisionerit/. Të gjitha palët dhe grupet e interesit janë të mirëpritur të dërgojnë sugjerimet e tyre për këtë dokument brenda datës 03.10.2022 në adresën elektronike: info@idp.al.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie me qëllim përmirësimin e përvojës së përdoruesit.
Cookie-t ruhen në shfletuesin tuaj dhe mundësojnë funksione të ndryshme, përfshirë njohjen e vizitave të përsëritura në faqe, si dhe analizimin e mënyrës së përdorimit, në mënyrë që të kuptojmë cilat seksione ju duken më relevante, interesante dhe të dobishme.

Politikat e privatësisë