Njoftim për shtyp

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale shpreh mirënjohjen për të gjitha autoritetet (kontrollues) publike qendrore e të varësisë, të pavarura dhe të vetëqeverisjes vendore që iu përgjigjën nismës për postimin në faqet zyrtare në internet të posterit ndërgjegjësues me rastin e 28 Janarit – Ditës së Mbrojtjes së të Dhënave Personale.

Ky ndërveprim është shumë i rëndësishëm për promovimin e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, e ku mbrojtja e të dhënave personale në epokën digjitale është në bazë të zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë, për ofrimin e shërbimeve cilësore, të sigurta dhe transparente.

Zyra e Komisionerit falënderon edhe subjektet mediatike audiovizuale publike dhe private që transmetuan videon ndërgjegjësuese të përgatitur me këtë rast.

Media është një partner i vlerësuar dhe bashkëpunëtor thelbësor në funksion të interesit publik, për kultivimin e kulturës së ndërgjegjësimit të qytetarëve, duke kontribuuar në edukimin e tyre për njohjen dhe ushtrimin e kësaj të drejte në praktikë

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë