3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Njoftim për shtyp i Zyrës së Komisionerit

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale është njohur nga lajmet e publikuara në media dhe portale elektronike, por të postuara apo ripostuara edhe në rrjete sociale, me imazhet e  një ngjarjeje të rëndë ku janë përfshirë të mitur, nxënës të një shkolle 9-vjeçare të Tiranës.

Zyra e Komisionerit u bën thirrje subjekteve mediatike/portaleve, ashtu si edhe qytetarëve që përdorin rrjetet sociale, të respektojnë kuadrin ligjor në fuqi në mbrojtje të dinjitetit njerëzor dhe sidomos, të të dhënave personale, aq më tepër kur bëhet fjalë për individë të mitur, duke fshirë imazhet që identifikojnë personat e përfshirë në këtë ngjarje.