3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Zyra e Komisionerit pjesë e projektit “BE për Qeverisjen e Mirë”

Në mjediset e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale u zhvillua një takim pune në kuadër të projektit “Bashkimi Evropian për Qeverisjen e Mirë”, me ekspertët e tij, z. Tibor Draskovics dhe z. Zoran Jachev.

Zbatimi i këtij projekti ka nisur me fazën e identifikimit të problematikave apo nevojave të institucioneve shqiptare. Zyra e Komisionerit do të jetë një nga autoritetet kryesore të përfshira në këtë iniciatë, me tre komponente:

  1. forcimin e kapaciteteve institucionale dhe koordinatorëve për të drejtën e informimit për zbatimin efektiv të ligjit nr. 45/2022 “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës “Për aksesin në dokumente zyrtare” (Konventa 205) dhe ligjit nr. 33/2022 “Për të dhënat e hapura dhe ripërdorimin e informacionit të sektorit publik”; 
  2. ofrimin e asistencës për të garantuar zbatimin efektiv të Konventës së modernizuar të Këshillit të Evropës “Për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale” (Konventa 108+); 
  3. mbështetje koordinatorëve për të drejtën e informimit, gjithashtu, institucioneve qendrore dhe vendore, për të përmirësuar trajtimin e kërkesave për informacion për një zbatim më efektiv të ligjit për të drejtën e informimit.

Ky takim shërbeu për prezantimin me aktivitetet kryesore të projektit; diskutimin e rolit dhe veprimtarisë së Zyrës së Komisionerit dhe njohjen me kuadrin ligjor në fuqi.