3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Të drejtat e njeriut, 75-vjetori i Deklaratës Universale të OKB

Në përkujtim të 75-vjetorit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), u zhvillua një tryezë diskutimi nën patronazhin e Prezencës në Shqipëri të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE).

Në këtë aktivitet morën pjesë më shumë se 30 përfaqësues të institucioneve të Avokatit të Popullit, Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, si dhe nga organizata të shoqërisë civile të cilat në fokusin e tyre të veprimtarisë kanë pikërisht promovimin e të drejtave të njeriut. Diskutimet në këtë tryezë u përqendruan në arritjet, sfidat dhe aktivitetet e ndërmarra përgjatë vitit 2023 për të çuar përpara “lirinë, barazinë dhe drejtësinë për të gjithë qytetarët”.

Gjithashtu, duke qenë se liria dhe drejtësia janë të ndërlidhura me heqjen e barrierave burokratike dhe rritjen e respektit ndaj institucioneve në tërësi, takimi ofroi një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin e shoqërisë civile për rolin e saj vendimtar për të promovuar e advokuar zbatimin e rekomandimeve të institucioneve kombëtare të të drejtave të njeriut.