3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

3 – 5 qershor 2024, Konferenca e 15-të Ndërkombëtare e Komisionerëve të Informimit

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale përcakton datat e zhvillimit të Edicionit të 15-të të Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit (International Conference of Information Commissioners).

Ky është aktiviteti më i rëndësishëm botëror për nxitjen e kulturës së transparencës dhe përgjegjshmërisë së autoriteteve publike dhe do të mbahet në Tiranë, në datat 3, 4 dhe 5 qershor 2024. Zyra e Komisionerit beson se kjo Konferencë do të shërbejë si një platformë për trajtimin e pikëpamjeve, sfidave dhe mundësive me partnerët e saj, me përfaqësues të botës akademike, nga organizatat e shoqërisë civile, të subjekteve mediatike, vendas e të huaj. Ky aktivitet madhor, që mbahet për herë të parë në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, synon që t’i japë një shtysë konkrete avancimit në këtë fushë, për respektimin e kësaj të drejte themelore individuale, si një nga faktorët kryesorë për një shoqëri demokratike funksionale.