Në kuadër të zbatimit të ligjit të ri nr. 124/2024, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka hartuar setin e akteve nënligjore, të cilat gjenden të publikuara në rubrikën e dedikuar “Njoftimi dhe Konsultimi Publik” dhe mund të aksesohen përmes kësaj lidhje https://idp.al/projekt-akte-te-zyres-se-komisionerit/
Zyra e Komisionerit fton qytetarët, botën akademike, shoqërinë civile, komunitetin e biznesit dhe grupe të tjera të interesit të angazhohen, duke dhënë kontributin e tyre për dhënie mendimi mbi këto akte.
Aktet nënligjore do të jenë për Konsultim Publik deri në datën 25 prill 2025.
Dëshirojmë të sjellim në vëmendje se mendimi Juaj është i vlefshëm për të përmirësuar më tej punën tonë.