Komisioneri Dervishi merr pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave të para të trajnimit për Nëpunësit e Mbrojtjes së të Dhënave Personale

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar pranë Kolegjit Universitar të Biznesit, me rastin e shpërndarjes së certifikatave të trajnimit për programin e formimit dhe kualifikimit profesional të grupit të parë të Nëpunësve të Mbrojtjes së të Dhënave Personale.

Trajnimi i zhvilluar me kontributin e trajnerëve të certifikuar të Zyrës së Komisionerit kishte për qëllim njohjen dhe thellimin në tema si: roli dhe përgjegjësitë e Nëpunësve të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, kriteret që duhet të përmbushë një Nëpunës, trajtimi i të drejtave të subjekteve të të dhënave, menaxhimi i rreziqeve dhe auditimi i përpunimit të të dhënave, adresimi i rasteve të cënimit të të dhënave dhe vlerësimi i ndikimit në të dhëna, njohja e nocioneve të kontrolluesit, përpunuesit, bashkë kontrolluesve si dhe përgatitja e kontratave midis tyre, transferimi ndërkombëtar i të dhënave, etika, transparenca dhe komunikimi.

Ky trajnim vjen në kuadër të Ligjit të ri të Mbrojtjes së të Dhënave Personale si dhe marrëveshjes së bashkëpunimit me Institucionin e Arsimit të Lartë “Kolegji Universitar i Biznesit”.

Trajnime te tilla profesionale i shërbejnë ndërtimit të një infrastrukture profesionale që do të garantojë një zbatim më të sigurt, të qëndrueshëm dhe në standard evropian të së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale në Shqipëri.  Zyra e Komisionerit është angazhuar në organizimin e një kalendari trajnimesh që do të zhvillohen në muajt në vijim.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie me qëllim përmirësimin e përvojës së përdoruesit.
Cookie-t ruhen në shfletuesin tuaj dhe mundësojnë funksione të ndryshme, përfshirë njohjen e vizitave të përsëritura në faqe, si dhe analizimin e mënyrës së përdorimit, në mënyrë që të kuptojmë cilat seksione ju duken më relevante, interesante dhe të dobishme.

Politikat e privatësisë