Forcimi i transparencës në nivel vendor në fokus të takimit të Komisionerit me projektin “Bashki të Forta”

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, zhvilloi një takim me Norbert Pijls, drejtues i projektit “Bashki të Forta”,  ku në fokus të diskutimeve ishte forcimi i transparencës dhe përmirësimi i qeverisjes në nivel vendor.

Gjatë takimit u diskutuan mënyra konkrete bashkëpunimi për rritjen e aksesit në informacion, përmirësimin e qeverisjes së të dhënave dhe forcimin e llogaridhënies në njësitë e vetëqeverisjes vendore. Në këtë kuadër, u theksua se bashkitë transparente përbëjnë një element thelbësor për ndërtimin e besimit publik dhe për nxitjen e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në vendimmarrje.

Palët shqyrtuan mundësitë për të harmonizuar mbështetjen teknike, ngritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e dialogut të politikave, me qëllim fuqizimin e institucioneve vendore për të përmbushur detyrimet e tyre për transparencë në një mjedis gjithnjë e më të orientuar nga të dhënat.

Zyra e Komisionerit vlerëson bashkëpunimin me projektin “Bashki të Forta” dhe rikonfirmon angazhimin e saj për të vijuar përpjekjet në mbështetje të një administrate vendore më transparente, më llogaridhënëse dhe më të përgjegjshme ndaj qytetarëve.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie me qëllim përmirësimin e përvojës së përdoruesit.
Cookie-t ruhen në shfletuesin tuaj dhe mundësojnë funksione të ndryshme, përfshirë njohjen e vizitave të përsëritura në faqe, si dhe analizimin e mënyrës së përdorimit, në mënyrë që të kuptojmë cilat seksione ju duken më relevante, interesante dhe të dobishme.

Politikat e privatësisë