Zhvillohet takimi i 5-të i Komitetit të Planifikimit të ICIC

Pas miratimit në parim të agjendës së sesionit të hapur nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të ICIC dhe të Komitetit te Planifikimit, u zhvillua takimi i 5-të online i Komitetit të Planifikimit ku u diskutua mbi hapat e ardhshëm organizativ të Konferencës së ICIC, që do të bashkë-organizohet me UNESCO-n në Sierra Leone në datat 28-30 shtator 2026.

Zyra e Komisionerit në cilësinë e Sekretariatit moderoi takimin, gjatë të cilit u ngritën disa çështje teknike si zhvendosja e takimeve te rrjeteve rajonale, konkretisht rrjeti latin dhe ai evropian, ku marrin pjese njëkohësisht kolege nga homologet e Spanjës dhe Portugalisë. Gjithashtu, u diskutua mbi fillimin e punës për hartimin e një deklarate te përbashkët ICIC – UNESCO ku anëtaret propozuan z. Mendel nga CLD për hartimin e draftit te pare. Ne cilësinë e organizatorit, Komisioneri Shaw i Sierra Leone ftoi te gjithë pjesëmarrësit për shprehjen e interesit për të marrë pjesë në panelet e konferencës si folës.
Takimit i ardhshëm pritet të zhvillohet në muajin qershor.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie me qëllim përmirësimin e përvojës së përdoruesit.
Cookie-t ruhen në shfletuesin tuaj dhe mundësojnë funksione të ndryshme, përfshirë njohjen e vizitave të përsëritura në faqe, si dhe analizimin e mënyrës së përdorimit, në mënyrë që të kuptojmë cilat seksione ju duken më relevante, interesante dhe të dobishme.

Politikat e privatësisë