Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale njofton se aktiviteti me temë “Mbrojtja e të dhënave personale, standard i domosdoshëm për sektorin e turizmit”, i parashikuar të zhvillohej në datën 20 tetor 2026, ora 10:00-12:30, në Rogner Hotel Tirana, shtyhet për një datë të mëvonshme.
Data tjetër dhe detajet e zhvillimit të takimit do të njoftohen në vijim, përmes kanaleve zyrtare të Zyrës së Komisionerit. Pjesëmarrësit që kanë konfirmuar praninë do të njoftohen edhe individualisht.
Falënderojmë operatorët e sektorit të turizmit për interesin e treguar pët t’u bërë pjesë e këtij takimi.